durajetz.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ndryshimet Midis C++ Dhe JAVA
Go down
Ndryshimet Midis C++ Dhe JAVA Empty Ndryshimet Midis C++ Dhe JAVA
Post  Admin Sat Jan 09, 2010 6:54 am
Që të dyja gjuhët janë ndërtuar mbi C dhe kanë sintaksë të ngjashme. Që të dyja gjuhët janë të bazuar në paradigmën (modelin) e orientimit në objekte (object-oriented) por Java ka model puro ndërsa në C++ mund të zgjedhësh midis orientimit në objekte ose modelit procedurial (main() me funksione të pavarura) . Në Java nuk mund të shkruash funksione të pavarura nga objektet por duhet të jenë gjithnjë metoda të një klase, duke përfshirë këtu edhe funksionin main().
Java është e pavarur nga platforma ose sistemi operativ dhe punon njësoj në të gjithë, ndërsa C++ nuk ta garanton këtë dhe zakonisht programi punon vetëm në sistemin që është përpiluar. Programi që përpilon në Windows nuk punon në Linux, Mac dhe anasjelltas. Java e ka këtë avantazh sepse kodi përpilohet në byte-code dhe interpretohet/ekzekutohet në makinat/kompjuterat virtualë (java virtual machine ose JVM). C++ përpilohet direkt në kodin e makinës/kopjuterit (machine-code) prandaj ndryshon nga një sistem në tjetrin, por në anën tjetër kjo e lejon të ekzekutohet më shpejtë.
Një tjetër avantazh i përdorimit të JVM është se programet e Java-s janë të izoluar nga programet e tjera dhe kjo i bën këta programe më të sigurtë se ata të C++ që ndonjëherë bien në konflikt me njëri tjetrin. Megjithatë kjo është çështje e sistemit operativ dhe jo e gjuhës së programimit.
Fakti që Java është e pavarur nga sistemi operativ e bën këtë gjuhë le për programet që komunikojnë në një rrjet të përzier, siç është interneti, me një llojshmëri sistemesh windows, unix, linux, mac, etj. Pra, Java ka avantazhin se mund të ndërtojë shumë thjesht programe që përdoren në internet nëpërmjet shfletuesve (internet explorer, netscape, firefox, etj). Shumica e lojrave dhe zbukurimeve të internetit bëhen të mundura nga Java. Në C++ kjo është e pamundur dhe zakonisht duhet të përdorësh gjuhë të tjera për ndihmë.
Programuesi në Java ka më shumë mundësi për të zgjedhur ambjentin më të mirë për të komunikuar me përdoruesin. Kjo bëhet e mundur sepse Java ka një librari të madhe me klasa të gatshme për të gjithë format e programeve, që nga ato më të thjeshtat e deri tek klasat e grafikeve. Gjuha standarte e C++ ka libraritë më të rëndësishme por lë shumë për të dëshiruar. Në Java shumicën e klasave e ke të gatshme dhe vetëm duhet të mësosh ti përdorësh ato.
Paragrafi i fundit na nxjerr në një tjetër avantazh të Java-s. Java është më e thjeshtë për të mësuar dhe për të programuar në të. Me pak mësime në Java mund të ndërtosh programe të plota me dritare, butona e grafikë. Në C++ kjo është e vështirë sepse duhet të mësosh kodin përkatës për çdo sistem.
Për të ndihmuar programuesin, Java menaxhon memorien vetvetiu dhe ka një sistem për pastrimin e mbeturinave të programit (garbage-collection). Kjo lehtëson punën e programuesit sepse në Java nuk është nevoja të shkruash metoda shkatërruese (destructors) për klasat. C++ nuk e bën vetvetiu këtë gjë por ja lë në dorë programuesit. Avantazhet e menaxhimit të memorjes janë të diskutueshme dhe ka shumë argumenta bindëse për të dyja gjuhët. Argumenti i Java-s është se menaxhimi i memorjes është me shumë rëndësi dhe duke ja lënë në dorë programuesit, rrezikohet që programi të shkruhet gabim. Argumenti kundërshtues nga programuesit e C++ është se programuesi duhet të ketë kontroll për të tërhequr dhe për të lëshuar memorjen sipas nevojës. Ky argument qëndron për shumë programe të avancuara që menaxhimi manual i memorjes është i domosdoshëm. Si përmbledhje, për programuesit fillestarë dhe programet e thjeshta dhe mesatare, pastrimi i memorjes nga Java është gjë e mirë.
Për programuesit e avancuar që ndërtojnë programe të komplikuara, C++ është padyshim gjuha më e mirë.
Libraritë e pasura dhe sistemi vetëveprues i pastrimit nuk janë të vemtet çështje që e bëjnë Java më të lehtë për të përdorur. Java gjithashu vë limite mbi trashëgimine dhe nuk lejon që një objekt të trashëgojë nga dy ose më shumë objekte të tjera. P.sh. E zëmë se kemi shkruajtur klasën e një stiapsi dhe klasën e një lapsi me gomë. Tani duam të ndërtojmë një stiaps që të mund të ketë edhe gomë fshirëse. Në C++ mund ta ndërtojmë këtë objekt duke trashëguar nga stiapsi dhe lapsi me gomë, ndërsa në Java mund të trashëgojmë vetëm një pre tyre dhe pastaj duhet të shkruajmë përsëri kodin për tjetrin.
Arsyeja e Java-s për këtë kufizim është që programet të mos komplikohen shumë dhe të bëhen të pa kuptueshëm. Ashtu si dhe pika më parë, ky kufizim i Java-s është i diskutueshëm.
Një thjeshtësi tjetër e Java-s është mos-përdorimi i treguesve (pointers). Në brëndësi të gjuhës, të gjithë objektet janë tregues por programuesi nuk lejohet që të krijojë një tregues të ri ose të manipulojë tregusit. Për më tepër, në Java nuk mund të kryesh aritmetikë me treguesit (pointers). Treguesit janë një pjesë e madhe
e C++ dhe manipulimi i tyre të lejon të shkruash kod shumë herë më efektiv por në të njëjtën kohë lejon programuesin që të bëjë gabime trashanike. Për programuesit e rinj (dhe të vjetër) të C++, treguesit janë të vështirë të kuptohen dhe sjellin shumë probleme. Për ata që dinë ti përdorin, C++ është shumë më e fuqishme se Java.
Java ka rregulla më të rrepta për kodin dhe gjetjen e gabimeve të mundshme. Programuesi lajmërohet për këto gabime dhe kjo rezulton në kod më të fortë e më të besueshëm.
Këto ishin ndryshimet themelore midis Java dhe C++. Që të dyja gjuhët kanë avantazhet e tyre dhe kjo i bën ato gjuhët më të pëlqyera dhe më të përdorura. Duke ditur njërën prej tyre, (zakonisht C ose C++) me pak mundim mund të mësosh edhe tjetrën (zakonisht Java).
Si përmbledhje, Java kufizon ndjeshëm lirinë e programuesit për të lehtësuar punën dhe për të bërë sa më të kuptueshëm kodin. E njëjta gjuhë që të kufizon lirinë, të jep edhe pavarësinë të programosh në/me çdo sistem operativ (ironike, apo jo?). Çmimi për këto të mira është kostua e madhe gjatë ekzekutimit të programit, që ngadalëson ndjeshëm Java-n dhe e bën atë të papërshtatshme për shumë programe. C++
është shumë herë më e shpejtë dhe i ofron programuesit më shumë kontroll. Kjo liri i jep programuesit të C++ fuqinë për të ndërtuar programe më të avancuar dhe më efektiv
Admin
Admin
Posts : 149
Join date : 2010-01-05
http://al-capone.niceboard.net
Back to top Go down
Ndryshimet Midis C++ Dhe JAVA Empty Perpunimi i tekstit
Post  Admin Sat Jan 09, 2010 6:55 am
Perpunimi i tekstit
Sqarim: komandat mund të shkruen me shkronja të mëdha apo të vogla si të duash por me mirë është ti shkruash të mëdha.
Perpunimi I tekstit ne kontekstin tonë do të thotë gjërat e zakonshme: si theksimi I fjalës me ngjyrë të zeze, të pjerret ose të nenvizuar. Krijimi I kryeve të teksteve, llojeve dhe ndryshimeve të shkronjes. Listat me pika (bullets) ose me numera (1,2,3).
Këto gjëra janë shumë të thjeshta:
Për të theksuar një fjalë me tepër realizohet me anë të komandes  c'ka do të thotë bold ose  për theksim. Ne fund të fjalës apo fjalis qe theksuam duhet ta mbyllim komanden me një vijë përpara komandes se zakonshme  dhe .
Qe këtej e tutje të tera komandat do të mbyllen aty ku edhe ju dëshironi të mos I aktivizoni. Disa komanda mund edhe të mos kerkojn mbyllje por sido qe të jetë shumica po edhe kjo duhet patjetër.
Për ta bërë fjalën e pjerret (italic) atëherë do të shkruash përpara  dhe në fund të fjalës apo fjalis  mund të përdoret edhe komanda  (emphasis). Për ta nenvizuar fjalën do të shkruash  për (underline) dhe në fund do të shkruash , për ta mbyllur.
Për të vendosur fjalë apo simbole lart apo poshtëë fjalës atëherë përdoret komanda  perlarte fjalës. dhe mbyllet me  ndërsa për poshtëë fjalës.do të përdoret komanda  dhe mbyllet me .
Për ta kaluar fjalin ne një paragraf tjetër atëherë përdoret komanda
(break) dhe kjo komande nuk ka nevoj të mbyllet pasi e mbyll vete fjalia ku do të ndërtohet paragrafi tjetër.
Për të bërë hapësira të mëdha midis paragrafeve do të përdoret komanda
dhe kjo duhet mbyllet aty ku mbaron dhe fjalia qe ju e keni lënë ne largesi nga të tjerat.
Për hapësira të mëdha midis fjalëve përdoret edhe
dhe kjo do mbyllur gjithashtu.
Për ta bërë fjalën me të madhe se ne fillim përdoret  ndërsa për me të vogël përdoret .
Për ti shkuar një vijë fjalis ne mes (strikethrough) do të perdorete komanda  dhe  (strikethrough).
Për ta shkruajtur fjalën ne formën e një makine shtypi përdoret komanda <tt> dhe </tt> (typewriter).
Perdoren këto komanda: Për karakterin ose lloji e fondit përdoret  këtu mund të vendosesh çfarëdo lloj shkronje siç janë edhe tek Windows p.sh. Times New Roman.
Për madhesin e shkronjes do të përdoret  pra sa e do ti madhesin e shkronjes.
Për ngjyren do të përdoret  dhe të gjitha ngjyrat qe mund të mendosh. Por mirë është të përdoren emrat Hexadecimal të ngjyrave pasi ato ofrojn një sërë ngjyrash dhe nuancash të veçanta. Kodet e ngjyrave mund të gjenden ne Perpunuesit e fotografive dhe vizatimeve. Ose mund të shihni dhe ne faqet e tjerëve. Nuk është qëllimi im tani të ju tregoj kodet e ngjyrave.
Për të çuar tekstin ne qendër, të djathte apo të majte do të përdoret komanda
(division). Komanda do të përdoret kështu
nëse do ta cosh ne qendër apo të majte për left, dhe right.
Për të bërë paragrafe me largesi të mëdha të fjalive nga njera tjetra ne thame qe mund të perdorim komanden
e cila mund të përdoret dhe për të çuar tekstin ku ta duam. Komanda do të jetë
nëse do ta cosh ne të majte megjithëse mbajeni mend se e majta është gjithmon vendi normal I çdo gjeje ne HTML e cila nuk ka nevoj për komand pra (default-I) I pozicioneve të çdo sendi apo fjalë.
Për të ndertuar një liste me numera do të përdoret komanda
(orderedlist) ne fillim dhe pastaj
(list)për çdo artikull qe ka nevoj për numer. Kjo duhet mbyllur
sa herë qe duhet dhe pastaj të vihet për numerin tjetër. Me pas mbyllet dhe
Pra p.sh.
1. Lista numer 1.
2. Lista numer 2
Ndërsa për të ndertuar një list me pika (bullets) do të jetë komanda
(unorderedlist) qe njësoj si komanda e mesiperme do të mbyllet dhe hapet me
P.sh.
Å¡ e para
Å¡ e dyta
Pjesa qe nderton listen ka tipet e saj dhe këto mund të jenë siç thashë me lart me numera ose me pika por mund të jenë edhe të tipive me shkronja ose të vlerave të ndryshme.
P.sh. nëse duam një list me shkronja (a, b, c) do të shkruajm
për shkronja të vogla, për mundësi të tjera do të jenë A (shkronja të mëdha), i (për numera romak), dhe për forma të ndryshme do të jenë square (katrore), circle(sferike), disc (ne formë disku) dhe numer 1.
.Të tera llojet e listave mund të kenë tipet dhe llojet e tyre gjë qe vendoset me type= A,a,I,i ose 1 dhe vleren qe mund të filloj lista me start
Nëse do të ndërtosh lista me definicione dhe perfundime do të përdorësh komandat
qe do të pasoj nga termi perfundues
qe është gjithmon pjesë e listes dhe
definicioni qe I perkon definicionit të mësipërm si pjesë e listes se perfundimeve.
Duket pak e ngatarruar le të bëjmë një shembull.:
Lartmadheris Juaj
Mbretit të Popullit
Shkelqesis Juaj
Princerve dhe Princeshave
Shembulli i mësipërm
Lartmadheris Juaj
Mbretit të Popullit
Shkelqesis Juaj
Princerve dhe Princeshave
E pra kaq e thjeshtë ishte dhe formatimi I tekstit. Me kohë do të ndertojm edhe një tabele por do të ishte me mirë ta benit ju këtë ne mënyrë qe ti mesoni
Admin
Admin
Posts : 149
Join date : 2010-01-05
http://al-capone.niceboard.net
Back to top Go down
Back to top
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum